Ngjarje e rëndë pranë stadiumit një person gjendet i djegur
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit Elbasan Arena, ku një person është gjetur i djegur në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në zhvillim.
Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pas sinjalizimeve nga banorët për tym dhe erë djegieje. Zjarrfikësit kanë hapur ambientin dhe kanë konstatuar gjendjen e rënduar të personit të gjetur.
Për rreth një orë, energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të bllokut të banimit në lagjen 5 Maj, si masë sigurie.
Policia dhe shërbimet përkatëse po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















