top of page

Automjeti përplas motoçiklistin në lagjen nr. 9 të Korçës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një automjet i drejtuar nga një shtetase ka përplasur drejtuesin e një motoçiklete.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9 të qytetit, ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page