Dyshohet për prostitucion, nis hetimi ndaj 28-vjeçares!
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Një 28-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet se ushtronte prostitucion në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave.
Procedimi ka nisur në gjendje të lirë për shtetasen V. S., ndërsa dyshohet për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 28 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast të kësaj veprimtarie.
“KORÇA BOOM”



















