top of page

Policia arreston një 67-vjeçar pas denoncimit të një rasti të rëndë me të mitur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Piskupat, në Pogradec, ku një e mitur 12-vjeçare dyshohet se ka qenë viktimë e një akti të rëndë penal nga një 67-vjeçar, banues në të njëjtin fshat.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth katër muaj më parë, por është bërë e ditur vetëm së fundmi, pasi e mitura ka rezultuar shtatzënë. Vajza nuk kishte treguar më herët për atë që kishte ndodhur, për shkak të frikës dhe presionit psikologjik.


Rasti u zbulua pasi prindërit e saj e dërguan për kontroll mjekësor, ku u konstatua gjendja e saj. Pas kësaj, e mitura ka rrëfyer ngjarjen në prani të psikologut pranë organeve kompetente.


Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Mësohet se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve dhe gjysh.

E mitura ndodhet aktualisht nën kujdesin e familjes dhe të specialistëve, duke marrë mbështetje psikologjike për përballimin e situatës.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page