Vendim fundviti, shpërblim financiar për efektivët e Policisë
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Policia e Shtetit ka miratuar shpërblimin e punonjësve në strukturat vendore për fundvit, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë menaxhimit të sezonit turistik.
Sipas urdhrit të miratuar nga Qeveria, çdo punonjës me gradë policore do të përfitojë një shpërblim prej 300 mijë lekësh të reja. Ky shpërblim jepet për angazhimin dhe profesionalizmin në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, si një formë nderimi dhe stimulimi për punën e kryer.
Struktura e burimeve njerëzore në nivel vendor do të hartojë urdhrat për shpërblimin dhe relacionet përkatëse, ndërsa drejtuesit e strukturave vendore janë të detyruar të zbatojnë menjëherë vendimin.
Efektet financiare të këtij urdhri do të mbulohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për programin Policia e Shtetit. Urdhri hyn në fuqi menjëherë.
"KORCA BOOM"



















