top of page

Kaos i përhershëm/ Trafiku që nuk mbaron kurrë në aksin Elbasan-Librazhd

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Aksi rrugor Elbasan–Librazhd vijon të mbetet një nga segmentet më problematike në vend, ku trafiku i rënduar është kthyer në një realitet të përditshëm për qindra drejtues mjetesh.


Pavarësisht premtimeve të përsëritura dhe projekteve të shpallura ndër vite, situata nuk ka njohur përmirësim të ndjeshëm, ndërsa mungesa e një bypass-i funksional e ka thelluar edhe më shumë problematikën.


Ky segment është një nyje kyçe lidhëse mes Shqipërisë së Mesme dhe Juglindjes së vendit, si dhe një korridor i rëndësishëm për qarkullimin e mallrave dhe transportin ndërkombëtar drejt Maqedonisë së Veriut. Fluksi i lartë i automjeteve, veçanërisht i mjeteve të tonazhit të rëndë, kalon i gjithë përmes rrugës ekzistuese, duke e mbingarkuar atë përtej kapacitetit normal.


Një nga problemet kryesore mbetet mungesa e bypass-it të Elbasanit, i cili do të shërbente për të devijuar trafikun tranzit jashtë zonave të banuara.


Pa këtë alternativë, automjetet e rënda dhe fluksi ndërqytetas detyrohen të përdorin të njëjtin aks me qarkullimin lokal, duke krijuar bllokime të vazhdueshme, sidomos gjatë orëve të pikut dhe në sezonin turistik./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page