top of page

Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, takim me drejtues të institucioneve të qarkut, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të medias

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Në prag të mbylljes së vitit 2025, prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, zhvilloi sot në ambientet e Prefekturës një takim të përbashkët me drejtues të institucioneve të qarkut, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të medias.


Gjatë takimit, Jole vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rolin e komunikimit me publikun gjatë gjithë vitit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në shërbim të qytetarëve.


Ai falënderoi pjesëmarrësit për kontributin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, ndërsa ndau edhe urimet për vitin e ri.


“Prita sot në Prefekturë drejtuesit e institucioneve të qarkut, bashkëpunëtorë dhe gazetarë… për të falenderuar njëri-tjetrin për bashkëpunimin në të mirë të publikut gjatë vitit 2025 dhe për të ndarë urimet për vitin 2026”, u shpreh prefekti.


Në mesazhin e tij, Jole uroi që viti 2026 të jetë sa më i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë, duke nënvizuar se angazhimi maksimal i institucioneve dhe partnerëve mbetet thelbësor për përmbushjen e detyrimeve ndaj komunitetit.


Takimi u mbyll në një atmosferë miqësore, me urime për festat dhe për një vit të ri me më shumë punë të mirë e shërbim cilësor për qytetarët.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page