Futbolli në 2026 me rregulla të reja? Nga pozicioni jashtë loje, të përdorimi i VAR për kartonin e dytë të verdhë; të gjitha të rejat
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 2 min read
Takimi është në 20 janar, diçka mund të ndryshojë. Sigurisht jo menjëherë; sepse në fillim janë testet, eksperimentet, duhen përgjigje përpara se të mund/duam të ndryshojmë amendamentet e futbollit dhe për të marrë miratimin ndoshta duke nisur nga sezoni 2026/27 ose që në Botërorin e ardhshëm.
Në 20 janar, IFAB (International Football Association Board), organizmi i vetëm që modifikon rregullat e lojës, do të mblidhet për të vendosur përfundimisht nëse do të testohen apo do të aktualizohen disa inovacione të eksperimentuara tashmë, apo do të hyjnë variante të reja fillimisht nën formën e kolaudimit/verifikimit në fushë. Në tryezë janë 4 tema që mund të ndryshojnë gjërat duke përfshirë modifikimin e protokollit VAR dhe parametrat e pozicionit jashtë loje
2 MINUTAT - E nisim nga ajo që është testuar me sukses; në Kupën e Arabisë u aplikua zgjedhja e 2 minutave jashtë fushave të lojës për lojtarët që kërkuan ndihmë mjekësore pas një përplasjeje gjatë lojës. Do të redaktohet një raport i IFAB dhe më pas do të merret një vendim dhe nuk ka dyshim që ky mund të jetë inovacioni i parë që do të aplikohet. Qëllimi në këtë rast është i dyfishtë; kurimi i sigurt dhe simulimi që nuk duhet toleruar. Në këto 2 minuta skuadra do të vazhdojë lojën me 10 futbollistë. Rregulli ka dy përjashtime: nuk do të prekë portierin dhe kur futbollisti që ka provokuar dëmin është ndëshkuar me të verdhë apo të kuqe.
POZICIONI JASHTË LOJE - I pranishëm në Dubai te World Sports Summit, presidenti i FIFA, Gianni Infantino foli në lidhje me pozicionin jashtë loje; ndryshimi(nëse do të ndodhë) do ta ketë të nevojshme që të eksperimentohet. Në praktikë; është ideja që një gol të quhet i rregullt nëse një nga 4 pjesët e trupit(kokë, busti i trupit, kofshë, këmbë) janë brenda vijës së mbrojtjes që do të thotë se goli do të jetë pozicion jashtë loje nëse krejt figura e sulmuesit e kalon vijën e mbrojtjes dhe gjithnjë do të përcaktohet me sistemin elektronik ose pozicionin jashtë loje gjysmëautomatik.
KOHA E HUMBUR - Tema e tretë për t’u diskutuar ka të bëjë me humbjen e kohës. E keni parasysh rregullin e 8 sekondave për portierër? Ky rregull mund të përdoret edhe për rivëniet e topit në lojë duke përfshirë edhe ato nga vija anësore. Ekziston mundësia që 8 sekondat e mbajtjes së topit të reduktohen, por edhe kjo do të vlerësohet. Në rast se kalohet kjo kohë, atëherë akordohet goditje këndi për skuadrën kundërshtare
KARTONI I DYTË I VERDHË - Edhe këtu përfshihet VAR; ideja është që të bëhet verifikim jo vetëm për kartonin e kuq direkt, por edhe për kartonin e dytë të verdhë. ‘Futbolli evoluon dhe VAR po përmirësohet me një teknologji më të avancuar për të ndihmuar arbitrat për të marrë vendimin e duhur-shtoi Infantino. Tani i takon IFAB të marrë vendimet e guximshme.
“KORÇA BOOM”



















