Probleme shëndetësore për Roberto Carlos, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
- Dec 31, 2025
- 1 min read
Sipas raportimeve të medias britanike The Sun, ish-mbrojtësi legjendar i Real Madrid dhe i kombëtares së Brazilit i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi është diagnostikuar me një problem në zemër.
Roberto Carlos, 52 vjeç, ndodhej në Brazil, ku po kalonte kohë me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij, kur gjendja shëndetësore ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Mësohet se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij po monitorohet.
"KORCA BOOM"
















