top of page

Një krizë me pasoja globale, tensionet kalojnë kufijtë e Lindjes së Mesme

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Rreziku i një përshkallëzimi të madh në Lindja e Mesme ka hyrë në një fazë të re alarmante. Ajo që nisi si sulme të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani, tashmë është shndërruar në një nga krizat më serioze gjeopolitike të dekadave të fundit, me pasoja që mund të shtrihen përtej rajonit.


Sipas zyrtarëve izraelitë dhe burimeve perëndimore, raketat balistike iraniane zotërojnë kapacitete që tejkalojnë kufijtë e Lindjes së Mesme. Ata paralajmërojnë se disa prej këtyre sistemeve mund të godasin objektiva jo vetëm në rajon, por edhe thellë në Evropë, duke rritur ndjeshëm nivelin e shqetësimit ndërkombëtar.


Kjo situatë ka shtuar frikën për një përfshirje më të gjerë të aktorëve globalë dhe për pasoja të paparashikueshme në sigurinë ndërkombëtare, energjinë dhe stabilitetin ekonomik.

"KORCA BOOM"


bottom of page