top of page

Transferim i papritur te Skënderbeu/ Sulmues nigerian për bardhekuqtë!

  • Dec 31, 2025
  • 1 min read

Ezema Shedrack Ndubisi përflitet të jetë transferimi i radhës i Skënderbeut. Bëhet fjalë për një lëvizje surprizë.


20-vjeçari nga Nigeria do shtojë forcat në repartin ofensiv. Trajneri Ernest Gjoka do të ketë më tepër alternativa për pjesën e mbetur të sezonit.


Gjithçka që dihet aktualisht është se luan si sulmues anësor, për krahun e majtë dhe po ashtu si sulmues i dytë. Gjatësia e tij ndërkohë është 1.7 metra.


Të dhënat mungojnë për Ndubisin, megjithatë rezulton i regjistruar në FSHF./ Panorama Sport

“KORÇA BOOM”


bottom of page