top of page

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i qeverisë me krimin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Arrestohet në Elbasan Ergys Agasi, i njohur si koordinatori i krimit.


I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi është arrestuar nga policia pasditen e sotme.


Agasi ka rënë në pranga në qytetin e Elbasanit.


Sakaq, rrethanat e prangosjes së tij mbeten ende të paqarta dhe priten të zbulohen në vijim.


Kush ishte Ergys Agasi?


Ergys Agasi është një emër i njohur në hapësirën publike, i lakuar gjatë viteve të fundit si në debatin politik, ashtu edhe në raportimet investigative mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.


Emri i tij ka qenë në qendër të akuzave të përsëritura nga politika në vend, e cila e ka cilësuar si një personazh me ndikim të fortë prapaskene në vendimmarrje politike, emërime administrative dhe lidhje me pushtetin e mazhorancës.


Në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për dosje të bujshme të korrupsionit, pastrimit të parave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, Agasi ishte shpallur në kërkim zyrtar pasi më parë ndaj tij ishin ushtruar kontrolle banese dhe sekuestro pasurish.

“KORÇA BOOM”


bottom of page