Skënderbeu-Dinamo mbyll javën e 2-të/ Ja përballjet e kësaj jave!
- 57 minutes ago
- 1 min read
Java e dytë e superligës do të kthehet të luhet e ndarë në tre ditë, teksa këtë të shtunë deri të hënë, do të luhen 5-së sfidat e javës së dytë, ku priten duele interesante.
Të shtunën e 29 gushtit ndeshja e parë do të jetë ajo mes Partizanit dhe Laçit, takim që starton në orën 16:00. Ndeshja e dytë e ditës do të jetë në orën 18:30 në Elbasan, ku vendasit presin Vllazninë.
Më pas në ditën e dytë, të dielë, do të luhen dy takime të tjera, ku së pari Vora do të presë Egnatian dhe ndeshja e fundit e së dielës do të jetë ajo mes Teutës dhe Tiranës në Durrës.
Të hënën e ditës së fundit të gushtit është radha e Skënderbeut, ku bardhekuqtë presin Dinamon, takim që do të startojë në orën 18:30. Kjo ndeshje do të luhet me tifozëve, pasi klubi Skënderbeu është gati të paguajë pjesën e pjesën e mbetur të dënimit që e mori takimin e fundit të kategorisë së parë, sezonin e kaluar.
Java 2
E Shtunë 29 gusht 2026
Partizani – KF Laçi Ora 16:00
AF Elbasani – Vllaznia Ora 18:30
E Diel 30 gusht 2026
FK Vora – Egnatia Ora 16:00
Teuta – Tirana Ora 21:00
E Hënë 31 gusht 2026
Skënderbeu – Dinamo City Ora 18:30
“KORÇA BOOM”
















