Ditë me diell, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
- Apr 8
- 1 min read
Gjatë ditës së sotme, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot tipik pranveror.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare pritet të shfaqen kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në jugperëndim, me një shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, duke mbetur përgjithësisht e lehtë.
Ndërkohë, në hapësirat detare, Adriatiku dhe Joni do të paraqiten të qetë, me valëzim të forcës 1 ballë.
“KORÇA BOOM”

















