Dje festoi ditëlindjen me Skënderbeun, Marko Alia gati për betejën finale!
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Dita e djeshme ishte ndër më të veçantat për një prej titullarëve të padiskutueshëm dhe atij që është padiskutim një nga më të mirët e Skënderbeut, Marko Alia.
Pikërisht dje Alia festoi 25-vjetorin e tij të lindjes dhe urimet për “gardianin” kanë qenë të shumta, duke filluar nga stafi teknik, presidenca dhe deri te lojtarët dhe tifozët.
Ka qysh nga viti 2023 që ndodhet në Korçë dhe Alia i ardhur nga futbolli Italian është kthyer në idhull në qytetin juglindor, ndërkohë që paraqitjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme dhe jo më kot është një nga shtyllat kryesore të këtij ekipi.
Në këtë 25 vjetor që festoi ditën e djeshme, Marko Alia kërkon si shpërblim sot suksesin e madh me Skënderbeun në përballjen ndaj Bylisit dhe qëndrimit në superligë.
Gjejmë rastin ta urojmë Markon në këtë përvjeyor: Edhe 100 vitë të tjera, “Ujk” dhe sa më shumë suksese me fanelën bardhekuqe!
“KORÇA BOOM”
