top of page

“Do hapen mesazhet me Ramën”/ Deklarata e fortë e Monika Kryemadhi nga SPAK

  • 2 days ago
  • 1 min read

Pas përfundimit të seancës paraprake, ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat nga ambientet e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).


Kryemadhi deklaroi se ekspertiza e prokurorisë do të përfshijë edhe mesazhet e saj me kryeministrin Edi Rama, që sipas saj i përkasin vitit 2014.


“Do t’i shohim të gjitha, edhe si kemi zgjedhur Erion Veliaj kryetar bashkie. Ia kemi futur Ilir Meta se donte Blendi Klosi, unë desha Erion Veliajn”, u shpreh ajo para gazetarëve.


Deklarata e saj pritet të sjellë reagime në skenën politike, ndërsa hetimet vijojnë dhe pritet që organet e drejtësisë të zbardhin detaje të tjera lidhur me çështjen.

"KORCA BOOM"


bottom of page