top of page

Dogji Range Roverin, arrestohet zjarrvënësi 40-vjeçar nga Korça

  • Feb 28
  • 1 min read

Policia ka mundur të ndalojë personin që ka vendosur zjarrin një mjeti dy net më parë në qyretin e Pogradecit.


Të dhëna të siguruara thanë se zjarrvënësi rreth të 40-ve nga Korça është arritur të identifikohet nga vetë pronari i makinës i cili më pas ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka bërë ndalimin e tij.


I ndaluari me iniciale. J.M nga Korça me nofkën "Dadëmi" mësohet se ka pranuar se është paguar për vendosjen e zjarrit në automjetin range rover që u dogj dy ditë më parë, e që i përkiste një ish polici shtetasit E.M.


Por ndërkohë mësohet se ai ka pranuar edhe djegien e një mjeti tjetër në 28 dhejtor po në Pogradec që i përkiste shtetasit A. Musollari.


Për të dyja rastet burimet policore bëjnë me dije se janë pranuar nga shtetasi i ndaluar.


Por nga ana tjetër konfirmohet se ai nuk ka konflikt me asnjë prej pronarëve të mjeteve, por se dyshohet të jetë paguar nga një person tjetër, pritet që policia të zbardhë më shumë rreth ngjarjevd dhe gjithë dinamikës së tyre.

“KORÇA BOOM”


bottom of page