Dollarë, euro dhe paund, si po luhatet kursi sot në Shqipëri
- Sep 4, 2025
- 1 min read
Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit për ditën e sotme, 4 shtator 2025. Ky kurs është referenca kryesore për tregtinë dhe transaksionet financiare që lidhen me monedhat e huaja dhe përdoret nga bankat, bizneset dhe qytetarët.
Sipas të dhënave të fundit, kursi i këmbimit paraqet disa ndryshime modeste krahasuar me ditët e mëparshme.
Dollari Amerikan (USD) qëndron në një nivel prej rreth 84 lekë për një njësi, duke shënuar një rritje të lehtë.
Euroja (EUR) mbetet pak më poshtë, afër vlerës 97.7 lekë për njësi.
Gjithashtu, monedha britanike Paundi (GBP) dhe Franga Zvicerane (CHF) kanë pësuar ulje të lehta, ndërsa monedhat e tjera si Jeni Japonez (JPY) dhe Dollari Australian (AUD) kanë ndryshime të vogla në vlerësim.
“KORÇA BOOM”

















