Dosja që tronditi Korçën, vr*sja e dy basketbollistëve të Skënderbeut
top of page

Dosja që tronditi Korçën, vr*sja e dy basketbollistëve të Skënderbeut

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Damiano Toshi,  lidhet me një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Korçë në fillim të viteve 2000, atë të vrasjes së dy basketbollistëve të ekipit “Skënderbeu”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si dhe plagosjes së Julian Beckës.


Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 shtator 2004, pranë Pallatit të Sportit në Korçë, pas një konflikti të armatosur që tronditi opinionin publik dhe komunitetin sportiv të qytetit.


Për këtë ngjarje, Damiano Toshi u shpall fajtor dhe u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Korçës në vitin 2005. Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Lartë, vendimi u prish dhe dosja u kthye për rigjykim.


Procesi vijoi në Gjykatën e Elbasanit, e cila në përfundim pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe e dënoi Toshin me 25 vite burg.


Sipas të dhënave të bëra publike, ai u ekstradua nga Frankfurti drejt Shqipërisë, ndërsa çështja e tij ka qenë një prej dosjeve më të ndjekura kriminale të viteve të fundit në qarkun e Korçës.


Ngjarja e vitit 2004 mbetet një prej episodeve më të rënda që ka prekur komunitetin sportiv korçar, për shkak të humbjes së dy sportistëve të rinj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page