Paralajmërimi për fermerët! Kush fsheh të dhënat rrezikon gjobë deri në 1 milion lekë
top of page

Paralajmërimi për fermerët! Kush fsheh të dhënat rrezikon gjobë deri në 1 milion lekë

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Projektligji për “Censin e Bujqësisë” ka sjellë debate në Komisionin përgjegjës, për shkak të parashikimit të gjobave të larta për fermerët që refuzojnë ose japin të dhëna të pasakta gjatë procesit të regjistrimit.


Sipas projektligjit, çdo fermer që refuzon të bashkëpunojë me përfaqësuesit e INSTAT-it ose mashtron lidhur me sipërfaqen e tokës bujqësore apo numrin e gjësë së gjallë, mund të gjobitet me një shumë që arrin deri në 1 milion lekë.

Gjatë diskutimeve në komision, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, e cilësoi masën disproporcionale me të ardhurat e fermerëve, duke ngritur shqetësime për ndikimin që mund të ketë kjo dispozitë.


Nga ana tjetër, përfaqësuesit e INSTAT-it sqaruan se masa e gjobës nuk është e re, pasi parashikohet që nga viti 2018 në ligjin për statistikat zyrtare. Sipas tyre, niveli i gjobave është kërkuar nga EUROSTAT për të garantuar cilësinë e të dhënave statistikore, ndërsa theksuan se deri më tani këto masa nuk janë zbatuar në praktikë, pasi informacioni merret në mënyrë konfidenciale.


Projektligji pritet të vijojë shqyrtimin në komisionet parlamentare përpara se të kalojë për votim në Kuvend.

“KORÇA BOOM”


bottom of page