Drama në Korçë: Foshnja e braktisur në duart e gjyshes, policia kërkon nënën
- 1 hour ago
- 1 min read
Policia e Shtetit ka referuar materialet në prokurori dhe ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa muajshe në Korçë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, shtetasja me inicialet M.D., 40 vjeçe, banuese në Korçë, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Burime zyrtare bëjnë me dije se foshnja, vetëm disa muajshe, është braktisur rreth katër ditë më parë dhe është lënë në kujdesin e gjyshes së saj. Ndërkohë, vendndodhja aktuale e 40-vjeçares mbetet ende e paqartë.
Rasti është bërë i njohur për autoritetet nga një punonjëse e shërbimit social të Bashkia Korçë. Pas sinjalizimit, strukturat e policisë kanë nisur veprimet procedurale dhe kërkimet për gjetjen e saj.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa sipas të dhënave paraprake foshnja rrezikon të mbetet pa kujdesin e drejtpërdrejtë prindëror
"KORCA BOOM"
















