Dramë deri në fund në Kategorinë e Parë të Futbollit, verdikti final i sezonit
- 24 hours ago
- 1 min read
Ka përfunduar java e 33-të dhe e fundit e kampionatit në Kategoria e Parë e Futbollit në Shqipëri, ku janë përcaktuar edhe skuadrat që do të vijojnë sezonin përmes Play-Off dhe Play-Out.
Luftëtari arriti një fitore “jetike” 3–0 ndaj Pogradeci, me golat e De Oliveria (25’), Budo (33’) dhe Nyangulia (68’). Megjithatë, skuadra gjirokastrite e mbylli kampionatin në vendin e 9-të dhe do të luajë në Play-Out për mbijetesë.
Edhe Kukësi siguroi një fitore të rëndësishme 2–1 ndaj Besa Kavajë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin në kategori përmes Play-Out.
Në ndeshjet e tjera, sfida Apolonia Fier – Burreli u mbyll në një barazim spektakolar 4–4, ndërsa Korabi Peshkopi dhe Iliria Fushë-Krujë ndanë pikët me rezultatin 1–1.
Kastrioti Krujë mori një fitore të rëndësishme 4–1 në transfertë ndaj Lushnja, duke siguruar pozita më të favorshme në fund të sezonit.
Ndërkohë, janë përcaktuar edhe katër ekipet për fazën Play-Off: Pogradeci, Iliria, Besa dhe Kastrioti, të cilat do të vijojnë garën për objektivat e tyre sezonalë.
JAVA 33
3 MAJ (SOT)
Korabi-Iliria 1-1
Kukësi-Besa 2-1
Lushnja-Kastrioti 1-4
Apolonia-Burreli 4-4
Luftëtari-Pogradeci 3-0
4 MAJ (NESËR)
ORA 17:00 Skënderbeu-Laçi
“KORÇA BOOM”
















