Dramë në Fier, Skënderbeu del fitues në fund ndaj Apollonisë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Skuadra e Skënderbeut në basketboll për meshkuj ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Apolloninë në Fier me rezultatin e ngushtë 74-76.
Sfida ishte e fortë dhe e luftuar deri në sekondat e fundit, me korçarët që treguan karakter, qetësi dhe vendosmëri në momentet vendimtare, për të siguruar dy pikë shumë të vlefshme në renditje.
Klubi përgëzon lojtarët dhe stafin teknik për përkushtimin maksimal dhe shpirtin e garës të treguar gjatë gjithë ndeshjes.
Forca Skënderbe!
"KORCA BOOM"



















