top of page

Drejtori i Policisë në Spitalin e Traumës, mesazh për efektivët e plagosur në Korçë

  • 3 days ago
  • 1 min read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka vizituar në Spitalin e Traumës njërin prej efektivëve të plagosur gjatë operacionit të zhvilluar në Korçë.


Gjatë vizitës, Hita u interesua për gjendjen shëndetësore të punonjësit të policisë dhe i uroi shërim sa më të shpejtë atij dhe kolegut tjetër të plagosur, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar pranë familjes.


“Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm gjatë takimit me efektivin e plagosur.


Më tej, Skender Hita theksoi se sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi policie do të vlerësohen maksimalisht, duke garantuar mbështetje të plotë si për trajtimin mjekësor, ashtu edhe për atë financiar të efektivëve që dëmtohen në krye të detyrës.


“Sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi Policie do të vlerësohet maksimalisht nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, dhe do të jem përherë në krahun tuaj, sepse në këtë krah janë edhe qytetarët e ndershëm që na besojnë dhe na mbështesin”, deklaroi Hita.


Ndërkohë, strukturat përkatëse të Policisë dhe Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe aktivitetit kriminal të personit të arrestuar pas operacionit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page