Shkëlqen Shqipëria! Vajzat kuqezi e nisin me fitore aventurën europiane
- 1 hour ago
- 1 min read
Kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën preliminare të CEV Volleyball European League, duke regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Luxemburgut.
Në ndeshjen e zhvilluar në Odense të Danimarkës, vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin 3-1, duke treguar forcë, karakter dhe nivel të lartë loje përballë kundërshtareve të tyre.
Pavarësisht rivalitetit në parket, përfaqësuesja shqiptare arriti të menaxhojë momentet vendimtare të takimit dhe të sigurojë suksesin e parë në këtë kompeticion europian, duke marrë tre pikë me shumë vlerë për ecurinë në grup.
Shqipëria bën pjesë në një grup ku garojnë gjithashtu Danimarka, Luxemburgu dhe Lituania. Fitorja në ndeshjen hapëse konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt objektivave të ekipit kuqezi në këtë turne.
Ky sukses i jep besim dhe moral skuadrës për sfidat e ardhshme, ndërsa volejbollistet shqiptare synojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive dhe të përfaqësojnë denjësisht ngjyrat kuqezi në arenën europiane.
“KORÇA BOOM”
















