Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin në Korçë/ Takime me drejtuesit për sigurinë në shkolla dhe problematikat e juglindjes
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur pak minuta më parë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku është pritur nga drejtuesi i DVP Korçë, Vilson Bala.
Vizita zhvillohet në kuadër të takimeve që drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka nisur në drejtoritë vendore të qarqeve, me fokus masat e sigurisë dhe organizimin e shërbimeve me nisjen e vitit të ri shkollor.
Mësohet se gjatë takimit në Korçë, Hita do t’u përcjellë drejtuesve të policisë porositë për garantimin e rendit dhe sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, në kuadër të fillimit të procesit mësimor.
Krahas masave për sezonin e ri shkollor, në fokus të diskutimeve pritet të jenë edhe problematikat e rendit dhe sigurisë në juglindje të vendit. Hita pritet të zhvillojë takime me drejtuesit e strukturave, si dhe me shefat e sektorëve dhe seksioneve, për të analizuar situatën dhe problematikat që kërkojnë vëmendje të veçantë nga Policia e Shtetit.
“KORÇA BOOM”
















