top of page

Drejtori Sportiv Ardi Gjançi besimtari më i thekur te Skënderbeu/ Ja çfarë ka bërë sot përpara derbit me Pogradecin...!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Qysh në momentin që ka ardhur ne klubin bardhekuq si Drejtor Sportiv, Ardi Gjançin e gjen kudo në ambjentet e klubit në çdo orë të ditës. Madje qëndron pranë futbollistëve në çdo moment dhe e duan të gjithë.


Interesohet për ekipin, problemet, merret me menaxhimin e skuadrës, zgjidh çdo situatë, nuk le stërvitje pa ndjekur, bisedon gjerë e gjatë me stafin, gjatë merkatos është aktiv pafund për të afruar talente të shumtë. Të gjitha këto e bëjnë Ardi Gjançin që punën si Drejtor Sportiv ta bëjë me kaq shumë pasion.


Sigurisht që një zgjedhje e duhur e presidentit Ardjan Takaj dhe këtë Ardi e ka treguar vetëm me punë.


Por Ardi Gjançi ka një të veçantë të madhe që pakkush e kanë vërë re. Përpara çdo ndeshjeje në faqen e vet zyrtare në facebook, ai poston foto nga kisha të ndryshme dhe Lutet me këtë postim që skuadrës ti shkojë sa më mbarë.


Deri tani Ardi me këto pastime, ka sjellë më shumë se fat te Skënderbeu dhe Lutjet e tij kanë qenë fatsjellëse.


Më poshtë sjellim edhe foton më të fundit ditën e sotme, teksa Drejtori Sportiv e ka postuar përpara ndeshjes derbi të ditës së sotme ndaj Pogradecit, një përballje jo fort e lehtë, pasi derbet gjithmonë janë të forta, por që Ardi beson që edhe sot skuadra e tij tja dalë.


Skënderbeu është fjalëpak këtë sezon, por duket se javë pas jave po siguron dhe “çimenton” ngjitjen në ligën Superiore, atje ku në fakt e ka vendin.


Suksese sot Skënderbe!

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page