Dritë që lëviz, art që frymëzon, në Muzeun “Gjon Mili” në Korçë
- Korca Boom
- Jul 10
- 1 min read
Dritë që lëviz, art që frymëzon!
Në Muzeun “Gjon Mili” në Korçë, udhëtoni në një botë ku fotografia nuk thjesht ndalon çastin, por zbulon atë që syri nuk e sheh.
Me tekniken stroboskopike, mjeshtri Gjon Mili i dha dritës një zë të ri – duke e kthyer atë në subjekt arti dhe dëshmi të një vizioni përtej kohës.
Mes shkencës dhe estetikës, çdo imazh është një ftesë për të parë ndryshe lëvizjen, ndriçimin dhe shpirtin krijues të një prej figurave më të mëdha shqiptare të fotografisë moderne.
Ejani në Korçë dhe përjetoni nga afër magjinë që nisi në MIT dhe u bë përjetësi në letër fotografike!
“KORÇA BOOM”





















