“Duhet të jemi gati”/ Sinjal i fortë për një krizë energjie
- 8 hours ago
- 1 min read
Europa mund të përballet me sfida të reja në furnizimin me karburante, pas paralajmërimeve të bëra nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila më 21 mars publikoi një sërë rekomandimesh për përballimin e një krize të mundshme energjetike.
Në këtë kuadër, Komisioneri i Bashkimit Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, u ka dërguar një letër 27 ministrave të energjisë të vendeve anëtare gjatë një mbledhjeje informale në video-konferencë, ku ka ngritur shqetësimin për pasojat e luftës në Lindjen e Mesme.
“Siguria e furnizimeve të Bashkimit Evropian mbetet e garantuar, por duhet të jemi të gatshëm për një ndërprerje të mundshme të gjatë të tregtisë ndërkombëtare të energjisë”, thuhet në mesazhin e tij.
Ai ka theksuar nevojën që vendet anëtare të shqyrtojnë masa konkrete për garantimin e furnizimit me naftë dhe produkte të rafinuara, në bashkëpunim të ngushtë me Komisioni Evropian, grupin koordinues të naftës dhe Task Forcën e Bashkimit Energjetik.
Këto zhvillime vijnë në një moment delikat për tregjet globale të energjisë, ndërsa tensionet gjeopolitike vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e furnizimeve.
“KORÇA BOOM”
















