top of page

Dy kushërinj në pranga me 2.2 kg kokainë, policia zbulon lidhje me trafikun nga Spanja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

 Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit.


Operacioni policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, pas disa javësh hetimesh dhe ndjekjesh nga strukturat kundër narkotikëve. Si rezultat i veprimeve operative, janë arrestuar dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin, të cilët po transportonin lëndën narkotike në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.


Sipas të dhënave paraprake, dy të arrestuarit kishin planifikuar që kokainën ta ndanin në doza të vogla dhe ta shpërndanin në zonën e Freskut, një nga pikat ku policia ka konstatuar rritje të aktivitetit të shpërndarjes gjatë muajve të fundit.


Gjatë operacionit, të rinjtë kanë tentuar të largohen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në zonën e Institutit. Në momentin e ndalimit, policia u gjeti edhe mjete që dyshohet se përdoreshin për ndarjen dhe paketimin e drogës.


Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet që sasia e kokainës të ketë ardhur nga Spanja, përmes një rruge trafiku që po hetohet në bashkëpunim me autoritetet e huaja. Policia po vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, si edhe lidhjet e mundshme me grupe kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page