LAJMI I FUNDIT/ Një grua gjendet e pajetë, autoritetet zbulojnë detajet e para
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Shkumbin, pranë zonës së Krastës.
Sipas burimeve të para, rreth orës 19:00, banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi kanë dalluar trupin që notonte në lumë. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.
Për shkak të errësirës, palombarët nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë, ndërsa pas disa përpjekjesh trupi është nxjerrë nga lumi me ndihmën e 7 efektivëve zjarrfikës dhe 10 punonjësve të policisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar. Trupi është transportuar në morgun e spitalit të Elbasanit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Deri më tani, asnjë familjar nuk është paraqitur për identifikimin e saj.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një ngjarje me motive kriminale.
"KORCA BOOM"



















