Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime
- Apr 4
- 1 min read
Fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Sipas informacioneve, radhët janë krijuar si pasojë e nevojës për të blerë naftën dhe ushqimet me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend por edhe nëpër botë për shkak të luftës në Iran.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, radha e makinave për të kaluar kufirin është kilometrike.
Sipas raportimeve qytetarëve u duhet mbi 2 orë për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Një situatë e tillë raportohet edhe në Kakavijë.
“KORÇA BOOM”
















