top of page

Dyshohet për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO lë në BURG ish-të dashurën e Safet Bajrit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Eria Agos për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vendosur që 31-vjeçarja të vijojë të qëndrojë në paraburgim.


Ago u arrestua në mars të këtij viti dhe është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në lagjen “Kiras” të Shkodrës. Sipas hetuesve, ajo dyshohet se ka drejtuar një nga automjetet e përdorura në atentat.


Pavarësisht pretendimeve të saj për probleme shëndetësore dhe mohimit të akuzave, gjykata vendosi të mos pranojë lirimin e saj me masë më të butë sigurie.


Eria Ago është përmendur më herët në media si ish-e dashura e Safet Bajrit, një personazh i njohur për drejtësinë. Pas largimit nga jeta e lidhur me grupet kriminale, ajo kishte hapur një biznes rrobash në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë dhe pretendonte të kishte lënë pas të kaluarën.


Emri i saj u përfol edhe në vitin 2020 gjatë një hetimi për një rrjet prostitucioni ku u arrestua edhe Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.


Zbardhja e vrasjes së Fatbardh Licit ka ardhur pas analizës së të dhënave të aplikacionit “Sky ECC” dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, që janë bërë pjesë e dosjes hetimore nga SPAK./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page