top of page

Dyshohet se u rrëzua nga krevati, si humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 24
  • 2 min read

Vajza e futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e sotëm në kryeqytet.


Dyshimet e para të policisë lidhen me një rrëzim të vajzës nga krevati dykatësh (marinari), çka ka sjellë dëmtime të rënda.


Prindërit e kanë gjetur vajzën me shenja jete, por në gjendje kritike dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, por as ndihma e specializuar nuk e ka rikthyer të voglën në jetë.


KF Tirana është në zi për këtë ngjarje, ndërsa ndeshje kundër Flamurtarit është shtyrë për nesër në orën 13:30.


KF Tirana kishte sot në program ndeshjen kundër Flamurtarit në orën 13:30, teksa dueli i Superligës është shtyrë për nesër (po në 13:30) pas mirëkuptimit mes dy klubeve.


Mesfushori nga Costa Rica, Freddy Alvarez, u bashkua me KF Tiranën në merkaton e këtij janari, ndërsa është aktivizuar për tre takime në Superligë dhe Kupën e Shqipërisë.


FSHF zyrtarizon se ndeshja KF Tirana-Flamurtari nuk do luhet sot sipas programit, por nesër në orën 13:30 në stadiumin "Selman Stërmasi".


"Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij.


Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, si dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë. Takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie", bën me dije FSHF./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page