top of page

I shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij, në pranga 25-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 25-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi kishte kultivuar 1275 bimë narkotike në banesën e tij në bashkëpunim me familjarët.


Njoftimi: 


Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj. Arrestohet 25-vjeçari.


Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë në muajin shtator.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin G. Sh., 25 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë më datë 04.09.2025.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page