Dënim me vdekje për vrasësit dhe ata që sulmojnë policinë
- Korca Boom
- Sep 26
- 1 min read
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për rikthimin e dënimit me vdekje në Uashington DC, i cili do të aplikohet për krimet më të rënda, duke përfshirë vrasjet e zakonshme dhe ato të oficerëve të policisë.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se ky vendim do të jetë një mjet i rëndësishëm parandalues kundër dhunës në kryeqytet. “Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie – dënim me vdekje. Dhe shpresojmë që të mos ketë më raste të tilla,” tha ai.
Urdhri kërkon nga Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi dhe Prokurorja e SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, Jeanine Pirro, që të zbatojnë këtë vendim aty ku provat e mbështesin.
“KORÇA BOOM”



















