top of page

E DHIMBSHME! Aksident në Elbasan-Librazhd, makina përpl*s për vd*kje 7-vjeçarin

  • 2 hours ago
  • 2 min read

TRAGJIKE në Elbasan/ Makina përplas për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, banorët: “Shoferi ishte me shpejtësi”


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mengël të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë vetëm 7 vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.


Sipas informacioneve paraprake, automjeti drejtohej nga një 61-vjeçar i identifikuar me inicialet P.B. Aksidenti ndodhi pranë një shkolle, duke shkaktuar tronditje te banorët e zonës dhe dëshmitarët e ngjarjes.


Banorë të Menglit, të cilët panë momentet dramatike pas aksidentit, tregojnë se kanë nxituar menjëherë për të ndihmuar vogëlushin.


“Dolën burrat me vrap nga lokali, ngritën makinën dhe nxorën fëmijën. Njoftuan ambulancën, por u vonua rreth 15 minuta dhe nuk erdhi. Fëmijën e çuan me një makinë të rastit”, tregoi një banore e zonës.


Ajo shtoi se aksidentet në këtë segment rrugor janë të shumta dhe se drejtuesi i automjetit dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.


“Shoferi ishte me shpejtësi maksimale. Këtë e kishte parë dikush. Ai ishte shumë shpejt”, u shpreh banorja.


Ndërkohë, një tjetër dëshmitar deklaroi se drejtuesi i mjetit ka pretenduar se po lëvizte me vetëm 10 kilometra në orë në momentin e aksidentit.


“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km/h. Tha: ‘Jam në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h’”, tregoi banori për mediat.


Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për sigurinë në këtë aks, duke theksuar se aty kanë ndodhur edhe më parë aksidente të shumta dhe se rruga është bërë tepër e rrezikshme për këmbësorët, veçanërisht për fëmijët.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

"KORÇA BOOM"


bottom of page