top of page

E DIELA IDEALE/ Diell në të gjithë vendin, ja si paraqiten kushtet atmosferike për ditën e sotme

  • Apr 26
  • 1 min read

Dita e diel në vendin tonë pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.


Gjatë mesditës dhe pasdites mund të ketë vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore në lindje të vendit, por pa ndikim të ndjeshëm në motin e përgjithshëm.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi rreth 8 m/s.


Në detin Adriatik dhe Jon pritet valëzim i ulët, nga 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të mira për lundrim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page