E FUNDIT/ Ngjarje në kufi, kapet koran. Në afërsi të Kapshticës dhe në Dvoran kapen emigrant të paligjshëm!
- 16 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
-Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Tushemisht, në hyrje të RSH, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
I. G., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë verifikimit në sistem, ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale "Vjedhja". Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Vlorë, ku pas konsultimit me Prokurorin 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale "Peshkimi i ndaluar" për shtetasin:
Y. J., 50 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec.
Ky shtetas u kap nga strukturat e mësipërme në bregun e liqenit, në afërsi të fshatit Udënisht, Pogradec, me një sasi prej 22.35 kg peshk i llojit Koran, të cilin dyshohet se e ka peshkuar në liqenin e Ohrit, Pogradec, në periudhën që peshkimi i këtij lloji peshku, është i ndaluar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
-Gjithashtu nga shërbimet e DVKM Korçë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll dhe Dvoran, Korçë, u kapën 13 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i RSH.
“KORÇA BOOM”



















