E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Pogradec. Makina përplas këmbësoren 73-vjeçare e cila përfundon në spital
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në rruga e Drilonit, në Pogradec, një automjet tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec. 73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
