E FUNDIT/ Skënderbeu bën goditjen e madhe, merr mbrojtësin polak që kushtoi 1.8 mln euro
- Aug 25, 2025
- 1 min read
Skënderbeu bën goditjen e madhe, merr mbrojtësin polak që kushtoi 1.8 mln euro
Skënderbeu konsiderohet nga të gjithë si ekipi favorit për të fituar kampionatin në Kategorinë e Parë, por drejtuesit e klubit korçar nuk janë ende të bindur se ekipi është i kompletuar dhe po punojnë fort në merkato.
Në pritje që të sqarohet e ardhmja e sulmuesit Bismark, Skënderbeu ka bërë një goditje të madhe në mbrojtje, edhe me këmbënguljen e trajnerit Gjoka.
"Superliga shqiptare fan club" mëson se presidenti Ardjan Takaj ka gjetur marrëveshjen me qendërmbrojtësin polak Jan Sobocinski, lojtar me CV të nivelit të lartë, një luks edhe për Kategorinë Superiore në Shqipëri.
26-vjeçari është rritur tek LKS Lodz ne Poloni, ku shkëlqeu dhe luajti edhe tek Polonia u21.
Në 2022 erdhi transferimi i bujshëm në Amerikë, sepse e bleu Charlotte në USA për 1.8 mln dollarë, ndërsa në 2024 u kthye në Europë, duke firmosur për Pas Giannina, ku qëndroi deri në pranverë.
Polaku ka pasur disa opsione këtë verë, por nuk ka gjetur akord me disa klube polake dhe Skënderbeu ka përfituar në fund të merkatos, duke i ofruar kontratë, që polaku e ka pranuar dhe pritet të jetë i gatshëm që këtë fundjavë në Lushnjë.
“KORÇA BOOM”
















