Skënderbeu tenton “arratisjen” ndaj Apolonisë, fierakët presin “të gjymtuar” kryesuesit e kampionatit (SITUATA)
- 2 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu udhëton në Fier të shtunën ku luan përballë Apolonisë për duelin e javës së 26-të të Kategorisë së Parë.
Korçarët kryesues kërkon të vazhdojnë ecurinë pozitive pas katër fitoreve radhazi, duke shkuar të sigurt në objektivin drejt rikthimit në Superiore. Këtë herë, “Ujqërit e Dëborë” gjejnë një Apoloni në një moment të vështirë.
Pas tyre në renditje mbetet Laçi me 3 pikë diferencë, ndaj dhe për skuadrën e Ernest Gjokës nuk lejohen më gabime në këtë fazë të mbetur.
Fierakët gjenden në zonën e play-off, të renditur të 9-tët me 24 pikë në 25 javë. Bilanci prej 4 humbjeve radhazi rëndon për vendasit të cilët do tentojnë me çdo kusht të marrin pikë përballë kundërshtarit për të shmangur pozitat e rënies një kategori më poshtë.
Në këtë përballje, trajneri i vendasve Jovanovic vuan mungesën e portierit Leonard Kaçaj dhe sulmuesit Anthony Umejiegos. Kësaj liste i shtohet dhe mbrojtësi Erisildjo Asllanaj, i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës për gjest antisportiv.
Ndeshja mes Apolonisë dhe Skënderbeut do të luhet në mesditë në orën 15:00.
“KORÇA BOOM”
















