E FUNDIT/ Tërmeti i fortë shkund Turqinë, raportohet për ndërtesa të shembura
- Korca Boom
- Aug 10
- 1 min read
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Turqi, me epiqendër provincën Balikesir, ndërsa thellësia fokale u regjistrua në 11 kilometra.
Më pas u regjistruan tre lëkundje të tjera pasuese me magnitudë 4.6 dhe 4.1 Rihter.
Tërmeti u ndje kryesisht në Stamboll, por edhe në ishujt në Egjeun lindor dhe Detin Marmara. Tërmeti u ndje veçanërisht në Mytilene, duke krijuar panik te banorët.
Ka raportime për shembje të plotë të një ndërtese, ndërsa sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme, deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.
Sipas Observatorit të Athinës, tërmeti kishte një magnitudë prej 5.8 ballë sipas shkallës Rihter.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, ky është tërmeti i katërt i fortë në Turqinë Perëndimore në më pak se 2 ditë.
“KORÇA BOOM”




















