top of page

E martuar me prokurorin e njohur, si duket sot aktorja e njohur me emrin “Mimoza Llastica”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Nëse ju themi Zhaklina Dhimojani ndoshta nuk ju vjen asgjë në medje, por ajo është personazhi shumë i preferuar i shqiptarëve, aktorja që ka luajtur Mimoza llasticën.


Sot Zhaklin gëzon vëmendjen e mediave Zvicerian, ku në një fushë krejt larg aktrimit ajo nisi karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.


Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler i cili është sot bashkëshorti i saj. Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.


Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare të parlamentit zviceran. “Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.


“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komuniste e kujton emrin e saj”, tregon një gazetare e njohur në Tiranë.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page