top of page

E mitura hidhet nga pallati/ Ndërron jetë në vendngjarje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 1, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një vajzë rreth 16 vjeçe ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”.


Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më datë 1 tetor 2025 dhe se viktima ende nuk është identifikuar. “Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit,” thuhet në deklaratën zyrtare të uniformave blu.


Kjo tragjedi vjen vetëm pak ditë pas një tjetër rasti alarmant në Sarandë, ku një 15-vjeçare u hodh nga një pallat, por fatmirësisht mbijetoi.


Dy ngjarjet e njëpasnjëshme ngrejnë shqetësimin për përmasat që po merr fenomeni i vetëvrasjeve tek të miturit, ndërsa ekspertët kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje psikologjike për adoleshentët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page