top of page

E përplas me makinë dhe zhduket me vrap, shoferi braktis “Benz”-in

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një grua.


Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore.


Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një automjet tip “Benz” me targa gjermane, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke braktisur makinën dhe duke u larguar me vrap.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit që u largua nga vendngjarja.

“KORÇA BOOM”


bottom of page