E rëndë/ 71-vjeçarja shqiptare gjendet e masakruar në banesë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës ku një 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë në banesë.
Mediat zviceriane raportojnë se e moshuara është gjetur pas mesnate në banesë e masakruar, ndërsa deri më tani janë arrestuar 3 personat që janë gjetur brenda në shtëpi.
Bëhet fjalë për një grua nga Zvicra 48 vjeçe dhe dy burra, përkatësisht 51 dhe 27 vjeç.
Rrethanat e krimit vijojnë të mbeten një mister ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Jam i tronditur nga ajo që ndodhi këtu në lagjen tonë të qetë! Fatkeqësisht, policia nuk mundi të na qetësonte ose të na tregonte se çfarë po ndodhte. Familja që jetonte në shtëpinë në fjalë nuk ishte shumë e njohur në lagje", tha një banor i zonës./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















