Çfarë po ndodh në Pogradec? Policia “zbarkon” në zonën e ish-vilave, kontrolle nëpër lokale!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksion i policisë së Pogradecit po zhvillohet aktualisht në zonën e lokaleve pranë ish-vilave.
Mësohet se gjatë operacionit është konstatuar një person që kishte një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e nevojshme dhe pritet të arrestohet.
Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar, ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit, policia vijon ende aksionin.
“KORÇA BOOM”



















