Një efektiv policie ka përplasur për v*dekje një qytetar.
- Korca Boom
- 4 minutes ago
- 1 min read
Një efektiv policie ka përplasur për vdekje një qytetar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku polici gjatë drejtimit të një motomjeti u përplas këmbësori P. F., 65 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ndërroi jetë rreth orës 21:00. Nga aksidenti mbeti i dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit. Tre orë më vonë, polici u arrestua.
Njoftimi: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
"KORCA BOOM"



















