top of page

E RËNDË/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me shkop në kokë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 6, 2025
  • 1 min read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.


Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.


Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.


Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page